Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung Galaxy Z Flip4 & Z Fold4 ndryshojnë mënyrën se si ndërveprojmë me telefonat inteligjentë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Samsung Galaxy Z Flip4 & Z Fold4 ndryshojnë mënyrën se si ndërveprojmë me telefonat inteligjentë
Mobile

Samsung Galaxy Z Flip4 & Z Fold4 ndryshojnë mënyrën se si ndërveprojmë me telefonat inteligjentë

Last updated: 10 Gusht, 2022 2:48 pm
Ndaj
17 Min lexim

Samsung Electronics prezantoi sot gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë novator të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4. Të dy pajisjet karakterizohen nga faktorë të personalizueshëm të formës, përvoja të përshtatura dhe performancë të përmirësuar. Tani në gjeneratën e saj të katërt, seria Galaxy Z vazhdon të shkëputet nga tradicionalja për të ofruar ndërveprime të reja me ndikim, që përmirësojnë jetën e përditshme.

“Pajisjet e palosshme të Samsung Galaxy janë ndërtuar mbi themelin e filozofisë sonë të hapur, duke ofruar mundësi të reja me një personalizim të plotë si nga brenda ashtu edhe jashtë. Të krijuara në bashkëpunim me partnerët tanë të klasit botëror, pajisjet e ardhshme të palosshme ofrojnë përvoja të pashembullta celulare që plotësojnë nevojat e përdoruesve tanë më dinamikë,” tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Biznesit Mobile eXperience në Samsung Electronics. “Përmes fokusit tonë të palëkundur dhe lidershipit në këtë industri, entuziazmi për pajisjet e palosshme vazhdon të rritet. Ne e kemi transformuar me sukses këtë kategori nga një projekt radikal në një linjë pajisjesh të zakonshme që gëzon miliona njerëz në mbarë botën.”

Si një dëshmi e përkushtimit të Samsung ndaj mjeshtërisë superiore, çdo komponent në të dy pajisjet është analizuar tërësisht për të ofruar një përvojë vërtet të optimizuar për të siguruar që çdo konsumator të ketë një pajisje që i përshtatet nevojave të tij. Galaxy Z Flip4 bazohet në suksesin e faktorit ikonik të formës së Samsung, duke shtuar veçori të tjera kyçe, duke përfshirë një përvojë të përmirësuar të kamerës, një bateri më të madhe  dhe personalizim të zgjeruar, duke ruajtur dizajnin e tij ultra kompakt. Galaxy Z Fold4 hap mundësi të reja për përdoruesit duke ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse celulare të Samsung deri më sot, duke ofruar dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes dhe veçori multitasking si kompjuter, përveç teknologjisë së përparuar të kamerës dhe procesorëve të fuqishëm celularë.

1-081_lifestyle_galaxy_zflip4_borapurple_LI.jpg

Galaxy Z Flip4, pajisja më e fundit e vetë-shprehjes si nga brenda ashtu dhe jashtë

Galaxy Z Flip4 përmirëson veçoritë e preferuara të përdoruesve tanë, duke e bërë atë pajisjen e fundit më të fuqishme për shprehjen e vetes përmes përmbajtjeve të ndryshme, foto, video etj, por edhe falë personalizimit të dizajnit. Dizajni i tij kompakt si guaskë ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.

Xhironi video pa duar ose shkrepni selfie në grupe në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht Z Flip4 për të aktivizuar FlexCam. Këto mund të shijohen edhe në aplikacionet e preferuara të përdoruesve. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook. Bëni më shumë gjëra se kurrë me Z Flip4 duke shkrepur selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore me Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në modalitetin Flex për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon – ideale për krijuesit e përmbajtjeve (kontentit) dhe blogerët. Përdoruesit tani janë në gjendje të bëjnë selfie në modalitetin e portretit dhe të shohin pamjen paraprake në raportin aktual të fotografisë kur përdorin Quick Shot. Me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65 për qind më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1, fotot dhe videot janë më të qarta dhe më të qëndrueshme – ditën ose natën.

Z Flip4 është krijuar për t’u përdorur vërtet ‘pa duar’ – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makin dhe madje kontrolloni SmartThings Scene, të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.

Galaxy Z Flip4 mund të shkrepë, shfaqë përmbajtje dhe lidhet më gjatë ndërmjet karikimeve me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh. Me Super Fast Charging, të mbështetur tani në Z Flip4, karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta, duke i mbajtur përdoruesit të lidhur kur ata janë drejt fundit të baterisë.

Me menteshën më të hollë, skajet e drejtuara, xhamin e pasmë me kontrast të mjegulluar dhe kornizat metalike me shkëlqim, dizajni është dizajni jonë më i rafinuar deri më tani. Përdoruesit mund ta personalizojnë plotësisht Z Flip4 brenda dhe jashtë, me Galaxy Themes si në ekranin kryesor ashtu dhe në ekranin cover kur telefoni është i bllokuar, për të plotësuar stilin e tyre me fonte, ikona dhe dizajne të personalizuara. Plus, përdoruesit mund të krijojnë ekranin e tyre cover me dizajne të reja të orës dhe sfonde në formate të ndryshme si imazhe, GIF dhe madje edhe video.

2-072_lifestyle_galaxy_zfold4_beige_spen_LI.jpg

Galaxy Z Fold4, një central multi-task me performancë të lartë

Galaxy Z Fold4 është rezultat i inovacionit të qëndrueshëm të smartphone-ve Samsung Galaxy dhe smartphone ynë më i fuqishëm deri më tani. Z Fold4 kombinon ekspertizën kolektive të teknologjisë celulare të Samsung për të krijuar një pajisje me funksionalitet të rritur qoftë i hapur, i mbyllur ose në Flex Mode. Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Kryerja e shumë detyrave njëkohësisht në Z Fold4 është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara dhe të hapura së fundmi. Multi-tasking është gjithashtu më intuitiv, falë gjesteve të reja të rrëshqitjes. Ndërroni menjëherë aplikacionet që i keni hapur në ekran të plotë në dritaren ‘pop-up’ ose ndani ekranin tuaj në gjysmë për të bërë sa më shumë gjëra njëkohësisht.

Partneritetet e Samsung me Google dhe Microsoft e çojnë multitasking në një nivel tjetër. Aplikacionet e Google, duke përfshirë Chrome dhe Gmail tani mbështesin funksionin drag-and-drop, duke i lejuar përdoruesit të kopjojnë linqe dhe ti bëjnë ‘paste’ diku tjetër, fotot dhe më shumë nga një aplikacion në tjetrin. Me Google Meet, përdoruesit tani mund të lidhen me më shumë njerëz ndërsa shijojnë bashkë-aktivitete virtuale, duke përfshirë bashkë-shikimin e videove në YouTube ose duke luajtur lojëra së bashku në një video call. Paketa e plotë e Microsoft Office dhe Outlook përfitojnë nga ekrani i palosshëm, duke ofruar më shumë informacion në ekran dhe mënyra më të shpejta për të ndërvepruar me përmbajtjen. Përvoja e multi-tasking është e plotë me funksionalitetin S Pen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve kur jeni në lëvizje me një vend efikas për ruajtjen brenda këllëfit me hapësirën Pen case.

Galaxy Z Fold4 nxjerr foto dhe video mahnitëse me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x. Një sërë modalitetesh të kamerës, duke përfshirë hartën më të madhe të zmadhimit të aktivizuar në modalitetin Capture View, Dual Preview dhe Rear Cam Selfie, janë krijuar sipas kërkesës së blerësve për të përfituar nga faktori unik i formës për rritjen e fleksibilitetit të fotografimit. Dhe me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëm dhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.

Përmbajtja është edhe më gjithëpërfshirëse (që të tërheq në zemër të aksionit) dhe më e dallueshme në ekranin kryesor 7,6 inç me një ekran më të ndritshëm, një rifreskim adaptiv 120 Hz dhe një kamerë më pak të dukshme nën ekran (UDC) që paraqet një rregullim të ri. Aplikacionet e njohura të medieve sociale si Facebook janë optimizuar për përvojën e ekranit të madh për ta bërë përmbajtjen më të këndshme. Ose hapni aplikacionet tuaja të preferuara të shërbimit argëtues të transmetimit si Netflix dhe shikoni ‘pa duar’ me modalitetin Flex. Për aplikacionet jo të optimizuara, përdoruesit madje mund ta kontrollojnë pajisjen pa ndërprerë përmbajtjen me Flex Mode Touchpad të ri,duke ofruar saktësi gjatë ndalimit, kthimit prapa dhe luajtjes së videove, ose zmadhimit ose zvogëlimit të përmbajtjes ndërsa pajisja është në Flex Mode.

Lojërat janë gjithashtu më të shpejta falë platformës së fuqishme celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 dhe 5G tepër të shpejtë. Me një menteshë më të hollë, peshë më të lehtë dhe korniza edhe më të ngushta, ekrani më i gjerë mundëson ndërveprime më të lehta me njërën dorë gjatë përdorimit të Cover Screen.

Samsung vazhdon rrugëtimin e saj të inovacionit që sfidon pengesat për të ofruar nivelin e qëndrueshmërisë që presin konsumatorët, si brenda ashtu dhe jashtë. Me kornizat tona prej alumini Armor dhe mbulesën e menteshave së bashku me Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluzive në ekranin e kapakut dhe xhamin e pasmë, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet tona më të forta të palosshme ndonjëherë. Qëndrueshmëria e panelit të ekranit kryesor është përmirësuar gjithashtu falë strukturës së optimizuar të shtresës, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimit nga goditjet e jashtme. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8, kështu që përdoruesit mund të shqetësohen më pak nëse gjenden nën shi pa çadër.

4-049_lifestyle_galaxy_buds2pro_white_LI.jpg

Galaxy Buds2 Pro, dizajn premium me përvojën më të fundit të dëgjimit

Serisë Galaxy Z i bashkohen dhe Galaxy Buds2 Pro – kufjet e reja të cilësisë së lartë të Samsung që ofrojnë përvojën më gjithëpërfshirëse të dëgjimit të audios wireless me një dizajn të ri, kompakt dhe lidhje të pandërprerë që është perfekte për çdo aspekt të jetës tuaj të përditshme.

Vlerësoni çdo interludë muzikore me audio superiore Hi-Fi 24 bit, e cila ofron gamë të lartë dinamike që ju ndihmon të ndiheni të lidhur me përmbajtjen që po dëgjoni me rezolucion të qartë kristal. Me kodekun e ri Samsung (SSC HiFi), muzika cilësore mund të transferohet pa pushim dhe altoparlanti i ri koaksial me dy drejtime i bën ata tinguj më të pasur se kurrë. Dizajni i ri kompakt, ergonomik është 15 përqind më i vogël, me një përshtatje të sigurt, që është krijuar për të parandaluar rrotullimin, duke e bërë atë shoqëruesin e përsosur të fitnesit. Përgjigjuni telefonata në lëvizje me ANC të fuqishme për të eliminuar zhurmën e jashtme. Galaxy Buds2 Pro i ri i lejon përdoruesit t’i arratisen botës së tyre dhe njëkohësisht të qëndrojnë të lidhur me jetën e tyre.

Kur ju duhet t’i përgjigjeni një telefonate urgjente ndërsa shijoni një seancë lojrash ose një film në tabletin tuaj, Buds2 Pro mund të ndërrojë pa probleme lidhjen audio me telefonin tuaj me një prekje të gishtit. Buds2 Pro tani përmban Auto Switch për të siguruar një kalim të lehtë nga shfaqja juaj e preferuar televizive për të marrë një telefonatë nga të dashurit tuaj.

Dhe nëse ndodh që të humbni Buds2 Pro në udhëtimet tuaja, SmartThings Find tani e bën gjetjen e tyre të shpejtë dhe të lehtë.

 

Galaxy për planetin

Që nga lançimi i serisë Galaxy S22, Samsung ka përfshirë materiale të ricikluara jo vetëm në paketimin tonë, por edhe në harduerin e produkteve tona të reja. Këta janë hapat e parë në iniciativën tonë Galaxy for Planet, e cila përfshin inkorporimin tonë të vazhdueshëm të plastikës së ricikluar dhe krijimin e materialeve të reja në partneritet me partnerët kryesorë të qëndrueshmërisë. Ndërsa vazhdojmë të ndjekim risitë në prodhimtarinë e qëndrueshme, jemi krenarë të njoftojmë se më shumë se 90% e Galaxy Buds2 Pro të ri është bërë me materiale të ricikluara. Seria e re Galaxy Z përfshin gjithashtu në komponentët kryesorë plastikë që është nxjerrë nga oqeani dhe 100 për qind letër të ricikluar për paketimin e saj. Ne gjithashtu reduktuam volumin e paketimit deri në 58%  në krahasim me Galaxy të palosshëm të gjeneratës së parë. Kjo barazohet me shmangien e afërsisht 10,000 tonë emetim të karbonit nga transporti këtë vit.

 

Disponueshmëria

Galaxy Z Flip4 plotëson stilet e përdoruesve me dizajne premium në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë.Galaxy Z Fold4 dhe këllëfi me hapësirën për Pen ofrohen në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme.

Galaxy Z Fold4 do të jetë i disponueshëm në Shqipëri me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 209.999 Lekë në versionin 256GB dhe 224.999 në versionin 512GB.  Galaxy Z Flip4 do të jetë i disponueshëm me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 127.999 Lekë në versionin 256GB. Ndërsa, Galaxy Buds Pro 2 vjen me çmimin 25,999 Lekë.

Galaxy Z Flip4, Z Fold4 dhe Buds2 Pro do të jenë të disponueshëm për porositje paraprake duke filluar nga 10 gushti dhe do të jenë në treg duke filluar nga 26 gushti në vende të caktuara.

Klientët që porosisin paraprakisht ose Galaxy Z Flip4 ose Galaxy Z Fold4 do të përfitojnë zbritje në shumën 23 000 lekë me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 17 500 lekë me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes.

Ndërsa, duke porositur Galaxy Buds2 Pro përfitoni dhuratë një karikues wireless. Promocioni zgjat nga data 10 gusht deri në 25 gusht 2022. Për më shumë informacion mbi promocionet vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-flip4  dhe https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-buds2pro .

Për më shumë informacion rreth Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4, vizitoni www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/global ose www.samsung.com/global/galaxy/.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Volvo sjell CarPlay në të gjitha makinat që përdorin një sistem infotainment Android Automotive
Tjetra Samsung kryeson inovacionin e shëndetit holistik me Galaxy Watch5 & Watch5 Pro

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Galaxy S24 Ultra mund të vijë me shpejtësi të përmirësuar të karikimit të baterisë

16 Korrik, 2023
Mobile

Galaxy AI mbërriti — Shijoni botën tonë të AI dhe përfitoni një paketë dhuratash të mrekullueshme

Sponsorizuar nga
SamsungSamsung
Mobile

Dizajnet e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro bëhen leak 2 muaj para prezantimit zyrtar

9 Gusht, 2023
Mobile

Snapchat kërkon ndjesë për filtrin racist gjatë Juneteenth

20 Qershor, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?