Muajt e fundit është spekuluar shpesh herë mbi të ardhmen e serisë Galaxy Note. Vendimi i Samsung për të shtuar suportin e S Pen në smartphone-in Galaxy S21 Ultra mendohet të jetë një faktor tregues.
Formacioni i smartphone-ve Samsung në 2021 nuk përfshin serinë Galaxy Note. Megjithatë kompania sqaroi se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo seri, por me shumë mundësi Galaxy Note do të rikthehet me një version të ri në vitin 2022. Pra, personat që pëlqejnë një flagship që suporton S Pen për këtë vit duhet të përdorin S21 Ultra.
Nga informacionet e tanishme kemi mësuar se në tremujorin e 3 Samsung pritet të prezantojë smartphone-t Galaxy Z Flip 2 dhe Galaxy Z Fold 3 bashkë me Galaxy Watch që do të operojnë në Wear OS. Në tremujorin e 4-t me shumë mundësi do të vijë Galaxy S21 FE.
Këto do të jenë smartphonet high-end që do të prezantohen gjatë këtij viti nga kompania Samsung. Për sa i përket atyre loë-end ekziston mundësia e prezantimit të një smartphone-i të ri në serinë M.