Raportimet më të reja që vijnë nga bota e teknologjisë na kanë njohur me ndryshimet e fundit që pritet të ndodhin në iPhone-t e gjeneratës së ardhshme, dhe me sa duket për të siguruar një smartphone të tillë duket se ju do të duhet të paguani akoma dhe më shumë se zakonisht.
Në një shënim të ri, analisti i njohur Dan Ives zbuloi se seria e iPhone 15 do të jetë më e shtrenjtë se modelet aktuale. Ives është një analist i besueshëm, pasi dhe më parë ai ka paralajmëruar ngritjen e çmimeve nga ana e Apple. Kësaj here analistë të ndryshëm kanë mbështetur mendimin se çmimet e iPhone-ve, sidomos modeleve Pro mund të rriten deri në $200.
Qytetarët amerikanë do të mbeten të surprizuar nga një lëvizje e tillë e Apple, por akoma dhe më të surprizuar do të mbeten qytetarët e kontinenteve të tjera, të cilët u përballën me një rritje çmimi që me modelet e iPhone 14.
Ives beson se seria e iPhone 15 mund të jetë tepër e suksesshme për Apple pasi janë përafërsisht rreth 250 milionë njerëz të cilët nuk e kanë ndërruar iPhone-in e tyre prej 4 vitesh, duke rritur kështu numrin e blerësve potencialë.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e bëra në serinë e re të iPhone-ve janë aq të rëndësishme sa të “detyrojnë” njerëzit të blejnë këto pajisje të reja.