Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Përjetoni përsosmërinë në çdo palosje me modelet e reja Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Përjetoni përsosmërinë në çdo palosje me modelet e reja Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7
Mobile

Përjetoni përsosmërinë në çdo palosje me modelet e reja Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7

Last updated: 24 Korrik, 2025 7:23 pm
Ndaj
4 Min lexim

Inovacioni nuk ndalet kurrë te Samsung dhe këtë verë, ai merr një formë krejtësisht të re. Me prezantimin e modeleve më të fundit të telefonëve të palosshëm, Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7, Samsung vë edhe një herë veten në qendër të përvojës teknologjike më të avancuar të momentit. Të ndërtuar për ata që kërkojnë më shumë se thjesht një smartphone, këto pajisje ofrojnë një kombinim të përsosur mes dizajnit futurist, inteligjencës artificiale dhe performancës që e kapërcen çdo kufi të mëparshëm.

Galaxy Z Fold7 është më i hollë, më i lehtë dhe më rezistent se çdo model para tij, duke sjellë një ndjesi premium në çdo hapje e mbyllje. Falë teknologjisë së re Armor FlexHinge dhe mbrojtjes Gorilla Glass Ceramic 2, ky telefon është i ndërtuar për të qëndruar në kohë pa bërë kompromis me estetikën. 

Ndërkohë, Galaxy Z Flip7 është pajisur me një ekran të jashtëm 4.1 inç, tashmë më i ndritshëm dhe më funksional se kurrë më parë, duke ju lejuar të kryeni veprime të përditshme edhe pa e hapur telefonin nga mesazhet, tek kontrollet e muzikës apo përdorimi i kamerës FlexCam.

Por risia më e madhe qëndron në zemër të këtyre pajisjeve: Galaxy AI. Falë ndërveprimit të avancuar me softuerin e përditësuar One UI 8 dhe Google Gemini, përvoja në Galaxy Z është më e zgjuar dhe më personale. Mund të kërkoni me zë, të lokalizoni një fotografi të caktuar në galeri vetëm duke përshkruar atë me fjalë, të përktheni tekste në kohë reale, apo të planifikoni ditën tuaj me ndihmën e “Now Brief”. Kjo nuk është më thjesht një ndërfaqe është një asistent digjital që mëson dhe përshtatet me nevojat tuaja.

Për adhuruesit e fotografisë, Galaxy Z Fold7 vjen i pajisur me një kamerë të jashtëzakonshme 200MP, duke mundësuar detaje të mprehta dhe ngjyra të pasura në çdo kusht ndriçimi, ndërsa Galaxy Z Flip7 ju lejon të krijoni selfie perfekte në çdo kënd me kamerën 50MP FlexCam. Me ndihmën e veçorive AI si Generative Edit, mund të përpunoni imazhe, të hiqni zhurmën nga videot apo të krijoni përmbajtje kinematografike pa pasur nevojë për softuer të specializuar.

E gjithë kjo fuqi mbështetet nga Snapdragon 8 Elite për Galaxy, procesori më i fuqishëm ndonjëherë në një pajisje Galaxy, i cili garanton lojëra pa vonesa, multitasking pa ndërprerje dhe përpunim të menjëhershëm të të dhënave AI direkt në pajisje. Për më tepër, bateria e përmirësuar ofron deri në 31 orë video playback në Flip7, duke e bërë këtë pajisje perfekte për verën dhe udhëtimet e gjata.

Privatësia dhe siguria nuk mbeten pas, gjitha të dhënat personale analizohen dhe përpunohen në pajisje përmes Personal Data Engine, ndërkohë që Knox Vault dhe kriptografia post-kuantike mbrojnë çdo informacion të ndjeshëm nga kërcënimet e së ardhmes. Në të njëjtën kohë, me 7 vite përditësime të sistemit operativ dhe sigurisë, Samsung vendos një standard të ri për qëndrueshmëri dhe besueshmëri në industrinë mobile.

Dhe nëse dëshironi ta provoni përvojën përpara se ta blini, mjafton të vizitoni trygalaxy.com ose të skanoni QR kodin për të aktivizuar aplikacionin Try Galaxy, i cili simulojnë ndërfaqen më të fundit One UI 8 dhe veçoritë AI direkt në telefonin tuaj Android apo IOS, një mënyrë argëtuese dhe praktike për të kuptuar pse Galaxy Z është i veçantë.

Me Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7, e ardhmja nuk pret më, ajo është në duart tuaja. Porositë paraprake të vlefshme deri më 24 korrik. Mos e humbisni mundësinë për të qenë të parët që përjetojnë gjeneratën më të avancuar të pajisjeve të palosshme Samsung. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Aplikacioni që po ndërron marshin e tregut të veturave në Shqipëri: Njihuni me Harnex 
Tjetra Meta prezanton byzylykun e ri që kontrollon kompjuterin nëpërmjet lëvizjeve të dorës

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
Tech
12 Dhjetor, 2025
Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
Entertainment
12 Dhjetor, 2025
Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
Tech
12 Dhjetor, 2025
CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Shërbimi i ri RAM Plus i Samsung ka mbërritur dhe te Galaxy A52 me update-in e fundit

8 Tetor, 2021
Tech

Bli një, bëj të lumtur dy- Me blerjen e smartphone-ve Samsung nga seria Galaxy S23, Galaxy ZFold5, Galaxy Z Flip5 ose Galaxy Watch 6 , ju do të përfitoni dhurata fantastike

12 Tetor, 2023
Mobile

Renderat e OnePlus 10 Pro bëhen leak

10 Nëntor, 2021
Mobile

Ja çfarë pritet të shfaqë Google gjatë eventit Launch Night In

30 Shtator, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?