Honor ka prezantuar disa pamje zyrtare të serisë 50 të smartphone-ve përmes faqjes së saj në Twitter. Këto pamje fokusohen në pjesën e pasme të smartphone-it, duke treguar një ishull kamere mjaft tërheqës.
Midis shumë ishujve katror të kamerave, dizajni rrethor i Honor është tepër interesant. Ky stil do të përdoret dhe nga ish-kompania mëmë Huawei në flagship-ët e tyre, që quhen P50. Me shumë mundësi të dyja kompanitë finalizuan këto dizajne para se Huawei të shiste Honor vitin e kaluar.
#Honor50series
100W Super Fast Charge
Hypercurved screen. Launching in #Shanghai, June 16th! pic.twitter.com/9MAzE0RsDb— Bhavya (Haya) (@bhavis) June 7, 2021
Nga pamjet duket mjaft qartë se do të jenë 4 sensorët në pjesën e pasme. Rrethi i sipërm i kamerave përbëhet nga një lente mjaft e madhe, ndërkohë që në rrethin e poshtëm janë 3 lente të tjera. Përtej dizajnit, flagship-i i ri nga Honor do të fuqizohet nga proçesori 778G Snapdragon dhe do të mund të karikohet në shpejtësinë 100W fast charging.
Një tjetër lajm i rëndësishëm është rikthimi i aplikacioneve të Google në këtë smartphone. Gjatë viteve të kaluara aplikacionet e Google mungonin në këtë smartphone për shkak të sanksioneve që janë bërë ndaj ish-kompanisë mëmë Huawei. Tashmë që Honor u shit, këto aplikacione do të rikthehen në pajisje.