Oppo pritet të sjellë Find x3 Lite dhe FindX3 Neo përkrah Find X3 Pro, dhe duket sikur këto smartphone janë në treg por me emra të ndryshëm. Find X3 Lite u zbulua të ishte një Oppo Reno5 Pro i ribranduar, dhe zhvillimet e sotme tregojnë se Find X3 Neo mund të jetë një Oppo Reno Pro+ 5G i ribranduar.
Sipas të dhënave nga Hollanda e vetmja gjë që i dallon këto dy smartphone janë wallpapers. Ato vijnë me një sistem të përbërë nga 4 kamera. Pjesa e parme është gjithashtu identike me ekran të përkulur dhe vetëm një punch hole për kamerën selfie. Skaneri i shenjës së gishtit do të jetë nën ekranin OLED.
Seria Find X3 pritet të publikohet në mars dhe në më pak se 2 muaj do të jetë i pranishëm në dyqane.