Ka patur një vonesë të zgjatur nga ana e Samsung për të ofruar One UI 7 në smartphone-t flagship të kompanisë, duke përjashtuar këtu serinë më të re Galaxy S25, e cila doli në treg me sistemin më të ri operativ të parainstaluar. Megjithatë, raportimet e reja sugjerojnë se kësaj pritje do t’i vijë fundi shumë shpejt.
Samsung thotë se “One UI 7 rrit sigurinë dhe privatësinë në epokën e AI“. Përditësimi jo vetëm që sjell përmirësime të sigurisë specifike të Galaxy dhe një arkitekturë të përmirësuar Knox, por sjell gjithashtu një sërë përditësimesh të privatësisë së Android 15 të Google.
Për të monitoruar atë që po ndodh në të vërtetë në telefonin tuaj dhe për të mbrojtur informacionet sensitive të përdoruesve, nevojitet që inteligjenca artificiale të përpunojë gjithçka lokalisht në smartphone. Android 15 shënon fillimin e këtij përmirësimi për telefonat me aftësi të inteligjencës artificiale.

Siç është raportuar në fillim të javës, një rrjedhje e re nga Samsung Rumania tregon disa data se kur përditësimi i versionit të software-it mund të vijë në pajisjet e tjera flagship të kompanisë.
Seria Galaxy S:
- 18 prill: S24, S24 FE
- 25 prill: S23
- 16 maj: S23 FE, S22
- 23 maj: S21, S21 FE
Seria Galaxy Z:
- 18 Prill: Z6
- 25 Prill: Z5
- 16 maj: Z4
- 23 maj: Z3
Seria Galaxy A:
- 25 prill: A54
- 16 maj: A34
- 23 maj: A53/A33
Megjithatë duhet të theksojmë se asnjë nga datat e mësipërme nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe kështu One UI 7 mund të vijë dhe më vonë drejt këtyre pajisjeve. Do të ketë gjithashtu disa vonesa për të arritur në të gjitha rajonet dhe operatorët kur Samsung ta bëjë softuerin të disponueshëm.