Teksa datat e lëshimit afrohen, detajet për Note 20 janë bërë të ditura pothuajse të gjitha. E megjithatë një produkt kaq i shumëpritur nuk rresht së surprizuari, pasi niveli i sigurisë biometrike do të kalojë në gjeneratën e radhës.
Samsung Note 20 përflitet se do të jetë nga të parët aparate me sensorin e ri të shenjës së gishtit, Qualcomm 3D Sonic Max. Një përmirësim masiv nga Galaxy S20 pasi ky sensor pritet të jetë rreth 17 herë më i madh se paraardhësi, duke mundësuar më shumë vende nga ku mund të skanojë. Për më tepër kësaj radhe do të mund të skanojë dy gishta njëhohësisht duke shtuar kështu nivelin e sigurisë.
Një përmirësim i tillë vjen për fat fiks në kohën e duhur pasi Face ID e Apple nuk është edhe aq miqësore me maskat të cilat do ti mbajmë mesa duket edhe gjatë verës e vjeshtës.
Dhe kur bio-siguria e vetme e smartphonit tënd është skanimi i fytyrës, le të themi që do të ketë vend për pakënaqësi.
Nisur nga kjo ka zhurma nga Apple për një sensor të ri, por që nuk besohet se do të jetë në kohë për iPhone 12.
Në vend të kësaj do të mjaftohen me përmirësim dhe zgjerim të këndeve të skanimit të fytyrës.
Note 20 pritet të vijë në gusht, me dy versione ekranesh 6.42-inch dhe 6.87-inch, deri në 16GB RAM dhe raport rifreskimi të ekranit 120Hz, të gjitha avantazhe kundrejt iPhone 12.