Shifrat për njerzit që luajnë video lojra edhe në smartphonin e tyre sa vjen e po rriten. ASUS është gati për të plotësuar nevojat me ROG Phone i cili nga sot hyn në gjeneratën 3.
Republic of Gaming Phone 3 synon të kapë lojtarët profesionistë, ndaj edhe fuqizohet nga Snapdragon 865+ proçesori më i shpejtë 5G. Ekrani AMOLED 6.59-inch ka një raport rifreskimi mahnitës prej 144Hz. Sistemi AirTrigger i cili fillimisht përdorte sensorët e shtypjes/presionit rreth e rrotull smartphonit për të ofruar butona të sipërm, tani ofron mënyra të reja të kontrollit.
Në Europë, për 999€ mund të marrësh 12GB RAM dhe 512GB hapësirë ose për 100€ më shumë mund të marrësh RAM-in më të madh ndonjëherë në një smartphone, prej 16GB.
Megjithatë ekziston edhe një version më i lirë për 799€ me 8GB RAM dhe 256GB hapësirë.
Bashkë me ROG Phone 3, ASUS shpalli edhe shumë aksesorë që shkojnë me të.
Kunai 3 Gamepad, ofron butona si në konsole. Për më tepër smartphoni mund të lidhet me levat e PlayStation, Stadia apo Xbox nëpërmjet ROG Clip. TwinView Dock 3 do të ofrojë mundësinë për dy ekrane. Dhe gjithashtu një palë kufje të reja që lidhen me USB-C me active noise cancellation janë pjesë e listës.