Një leak i ri sjell disa detaje mbi një smartphone të ri flagship nga Motorola, që mban emrin e koduar “Frontier” dhe është aktualisht në krijim e sipër.
Këto raportime tregojnë se ky smartphone do të jetë më i aftë se Edge X30 i cili u prezantua vetëm pak kohë më parë. Ai do të përdorë një ekran 6.67 inç të harkuar FHD+ me refresh rate 144Hz. Për sa i përket proçesorit, Frontier do të përdorë një proçesor të ngjashëm me Snapdragon 8 Gen 1 të prodhuar nga proçesi 4nm i TSMC, pra nuk do të përdorë një proçesor të Samsung.
Madje raportimi tregon dhe numrin e modelit të këtij proçesori, SM8475, i cili besohet se i përket Snapdragon 8 Gen 2, mbi të cilin nuk kemi ende asnjë informacion zyrtar. Megjithatë, për të kuptuar më mirë se për çfarë proçesori bëhet fjalë, do të duhet të presim dhe pak kohë.
Të shoqëruar me këtë proçesor do të jenë 8GB RAM/128GB internal storage për modelin bazë të smartphone-it dhe 12GB RAM/256GB internal storage për një model më high-end. E veçanta e këtij produkti duket se qëndron në faktin e përdorimit të sensorit 200MP të Samsung (S5KHP1) në kameran kryesore, e cila do të shoqërohet nga ajo ultrawide 50MP dhe telephoto IMX553 12MP. Për kamerën selfie, Frontier mund të “huazojë” sensorin 60MP OmniVision që gjendet në Edge X30.
Gjithashtu shpejtësia e karikmit të baterisë do të jetë një upgrade i madh në këtë pajisje, pasi pritet që Frontier të karikohet në shpejtësi 125W me kabëll dhe 50W wireless.
Article by Brenton Benja