Në shumicën e vendeve perëndimore, MediaTek luan një rol dytësor pas Qualcomm. Qualcomm është për momentin kompania që prodhon proçesorët më të fuqishëm për smartphone-t flagship, mirëpo kjo gjë mund të ndryshojë në të ardhmen.
MediaTek sapo ka prezantuar proçesorin e parë të tyre flagship, i cili quhet Dimensity 9000. Ky është proçesori i parë 4nm nga TSMC dhe përdor teknologjinë më të fundit. E gjithë kjo lëvizje vjen pasi kompania gjatë viteve të fundit pa një rritje të madhe, madje u shndërrua në liderin e këtij tregu.
Kësaj here MediaTek Dimensity 9000 është një proçesor octa-core me dizenjot e fundit të core-eve nga ARM. X2 core clock e re është shumë e lartë, gjë që mund t’i japë MediaTek një avantazh mbi Samsung dhe Qualcomm.
Dimensity 9000 është gjithashtu SOC i parë që suporton memorien LPDDR5X dhe që përdor Mali-G710 GPU. Çdo core e këtij GPU ofron dyfishin e performancës së paraardhësit, dhe në këtë proçesor gjenden 10 të tilla.
E vetmja gjë që Dimensity 9000 nuk ofron janë millimeter wave 5G. Ajo ofron sub-6 support e cila do të mbulojë çdo kompani telefonike në botë, por mungesa e mmWave mund ta bëjë disi të vështirë për t’u shitur në tregjet e SHBA.