Fotografitë e modeleve metalike të iPhone 14 Pro kanë nisur të publikohen në internet. Gjatë javës së kaluar u publikuan pjesët e pasme të 4 modeleve, 2 më të vegjël në përmasa dhe dy më të mëdhenj. Tashmë është koha që t’i shikojmë akoma më nga afër.
Fotografia e mëposhtme duket t’i përkasë një iPhone 14 Pro Max, duke gjykuar madhësinë e kamerave të pasme në raport me trupin e këtij smartphone-i. Nga ana e parme ne do të shikojmë që notch-i klasik nuk do të jetë më i pranishëm në modelet Pro të iPhone-ve të këtij viti, por do të vazhdojë të jetë pjesë e modeleve me çmim më të përballueshëm.
Notch-i do të zëvëndësohet nga dy punch hole të ndara – ku më e gjëra pritet të përmbajë elementët e sistemit të Face ID, ndërkohë që tjetra është kamera e re FaceTime (ndoshta me autofocus).
Pritet që diferenca midis smartphone-ve Pro dhe jo Pro gjatë këtij viti të jetë më e madhe se sa gjatë viteve të tjera. Modelet Pro jo vetëm që do të kenë një kamera telephoto ekstra, por do të jenë të vetmit me një kamera 48MP kryesore të pasme dhe proçesor të përmirësuar A16. Modelet jo Pro pritet të përdorin sensorët 12MP në kamerat e pasme dhe proçesorin A15.