Një smartphone e kemi gjithmonë në dorë dhe është e vërtetë që në të mund të mblidhen fare lehte lloj e lloj bakteresh. Në kohë pandemie ky është padyshim një shqetësim më vete pasi ndryshe nga duart, një smartphone nuk mund ta lash me sapun dhe as ta dizinfektosh me solucione.
Samsung duket se ka një zgjidhje për këtë;
Një arkë karikimi wireless me rreze UV i cili mund të vrasë deri në 99% të baktereve brenda 10 minutave.
ITFIT UV është një kuti e bardhë e cila ka mjaft hapsirë sa për një Galaxy S20 Ultra, përmasa që duhet të mbulojnë pjesën më të madhe të smartphonëve të tjerë.
Ndaj nëse e nxë brenda mund të serilizohet, pak rëndësi ka nëse karikohet apo jo. Thënë kjo kutia mund të përdoret për të sterilizuar jo vetëm smartphonë, por edhe kasa kufjesh apo aksesorë të tjerë digjital.
Sterilizimi i objekteve të përditshme është një shqetësim, ai i smartphonit që pëdorim në çdo sekondë edhe më i madh. Teknologjia e rrezeve ultra vjollcë e pamë të përdorej edhe tek kufjet LG.
Sterilizuesi ITFIT UV për momentin shitet vetëm në Tailandë për 1,590 baht ose $51 por një produkt i tillë kaq esencial pritet të dalë në të gjitha tregjet sa më shpejt.