Lufta për eleminimin e kamerës frontale mori goxha formë nga vendimi i Vivo për të prezantuar Apex-in me një kamera që ulej e ngrihej. Më pas në gjeneratën pasuese solli inovacion me një kamera nën ekran e duket se ka vendosur që këtë detaj të smartphonëve ta ketë kalin e vetë të bejetës.
Kësaj radhe Vivo ka sjellë një design krejt të ri; një kamera e cila mund të hiqet nga smartphoni. Ai quhet IFEA dhe që tani e ka fituar çmimin Red Dot për këtë kamera selfie e cila mund të përdoret edhe si një aparat i pavarur.
Sipas përshkrimit ajo mund të komandohet edhe me zë.
Përveç kamerës është zbuluar edhe forma e smartphone, ekrani i pandërprerë tashmë dhe një set me disa kamera prapa.
Se si do të funksionojë kamera e re modulare ende nuk është bërë e ditur.
Përndryshe zgjidhja e Vivo duket goxha interesante. Jo të gjithë janë të apasionuar edhe aq pas selfieve.