Ndërsa informacionet për iPhone 12 vazhdojnë të rrjedhim të gjithë jemi kuriozë të dimë si do të duket dhe me këtë punë meren designer-at duke sjellë rendera të supozuar të produktit.
Renderi i radhës vjen nga Sveteapple.
Anët e sheshta, një notch më i vogël dhe trup më i hollë. Detaje të cilat të vënë në mëdyshje ta marrësh iPhone SE 2020 për vetëm $399 apo të kursesh edhe ca derisa të dalë 12-a.
Anët e rrumbullakosura u hoqën tek iPad Pro i 2020 duke sugjeruar se kjo do të pasojë tek produktet e tjera, me një look si ai i gjeneratës 5, goxha futuristik.
Materialet e përdorura duket se janë të njëjtat të gjeneratës së shkuar, çelik anash dhe xham me teksturë prapa.
Sa i përket opsioneve të ngjyrave kemi dëgjuar se Apple po punon për një version Blu të Errët por asgjë tjetër nuk dihet. Hamendësohet për një version Jeshil Ulliri, Të Bardhë dhe Gri gjithashtu.
Notch-i ka pasur raportime të shumta për një zvogëlim dhe kjo prezantohet edhe në këto rendera.
Një tjetër ndryshim i madh ka të bëjë me gungën e kamerës në pjesën e pasme, ku versioni më Pro i linjës do të ketë një kamera LIDAR shtesë duke e çuar totalin e sensorëve në 4.
Svelteapple thonë se kjo është të paktën 80% e saktë ndaj asaj që do të shohim në shtator. Dhe pasi kanë përdorur të njëjtën estetikë prej 3 vjetësh që nga iPhone X, një ndryshim i tillë është më se i mirëpritur.