MIUI 12.5 u paraqit për herë të parë gjatë lançimit të Xiaomi Mi 11 në Kinë, por me prezantimin global të tij kemi më në fund edhe një ide më të qartë se kush dhe kur do ta marrë përditësimin më të fundit.
Shpërndarja do të jetë me faza, ai përbëhet nga rregullime të reja estetike, opsione dhe funksione shtesë përfshi kontolle të reja me gjeste dhe kontrolle të clipboardit dhe menaxhim më i mirë për lejet e dhëna.
Xiaomi thotë se sistemi i ri është edhe shumë herë më i lehtë për burimet e smartphonit por edhe për konsumin e energjisë.
Vala e parë e smartphonëve që do të marrin MIUI 12.5 do të jetë gjatë tre mujorit të dytë të 2021. Më konkretisht:
- Mi 10T
- Mi 10T Pro
- Mi 10
- Mi 10 Pro
- Mi 11
Vala e dytë përfshin 11 smartphonë të tjerë nga Xiaomi dhe Redmi, shpërndarja do të fillojë nga fundi i tre mujorit të dytë 2021:
- Mi 10 Lite 5G
- Mi 10T Lite
- Mi Note 10 Pro
- Mi Note 10
- Mi Note 10 Lite
- Redmi Note 9T
- Redmi Note 9 Pro
- Redmi Note 9S
- Redmi Note 9
- Redmi Note 8 Pro
- Redmi 9
Lista pritet të plotësohet me tituj të tjerë, ende të pa konfirmuar. Megjithatë, nëse po përdor MIUI 12, versioni i ri do të vijë edhe për ty.