Ylli i shfaqjes ishte Note 20 qartazi, por ai nuk erdhi vetëm, ekosistemi Galaxy prezantoi edhe një sërë produktesh të tjera si më poshtë vijojnë:
Vështirë të bësh një tablet Android të pëlqyeshëm, por Samsung nuk heq dorë dhe vit pas viti sjell produkte solide si Tab S7 dhe S7+ të cilat vijnë me një tastierë, S Pen të përditësuar dhe shërbimin Samsung Notes për të kaluar nga kompiuteri tek tableti tek smartphoni pa asnjë problem. Vëmendja ndaj vizatimeve dhe mbajtjes së shënimeve janë po ashtu më të theksuara.
Një orë në dukje luksoze por e rehatshme dhe efikase vjen në gjeneratën e 3-të të Galaxy Watch. Jo vetëm materiale premium dhe pamje elegante, Watch3 do të sjellë shërbime të reja të monitorimit të shëndetit si tensioni i gjakut apo electrocardiogrami e për më tepër Fall Detection kupton në rast se je rrëzuar aksidentalisht dhe do të lajmërojë kontaktet e tua të emergjencës.
Galaxy Buds Live dhe forma e tyre ikonike rikthehen përsëri. Ekspertiza e AKG dhe një speaker më i madh prej 12mm kombinohen për të sjellë muzikën ashtu siç artisti donte ta dëgjoje. Active Noise Cancellation ka marrë përmirësime kësaj radhe, për të hyrë e dalë nga bota kur të duash. Tre mikrofona dhe Voice Pickup Unit për tu ndjerë në të njëjtën dhomë me të dashurit e zemrës.
Dhe në fund edhe një smartphone tjetër u prezantua gjatë Galaxy Unpacked, fusha në të cilën Samsung me kokfortësi ka vendosur të jetë pionere Galaxy Z Fold2. Smartphoni i parë i palosshëm i Samsung hyn në gjeneratën e dytë, përveç 5G sjell dy ekrane pothuajse pa kornizë. Ekrani i jashtëm është 6.2-inch dhe ai kryesor prej 7.6-inch pra të dy më të mëdhenj se origjinali. Do të vijë me dy ngjyra Mystic Black dhe Mystic Bronze.