June 25, 2022

iOS 16 do t’ju lejojë të kaloni CAPTCHA-t e mërzitshme që kërkojnë të verifikojnë nëse ju jeni human

iOS 16 do t’ju lejojë të kaloni CAPTCHA-t e mërzitshme që kërkojnë të verifikojnë nëse ju jeni human

Apple do t’i japë fund CAPTCHA-ve të mërzitshme që ne shikojmë në websites të ndryshme sa herë që duhet të verifikohet se jemi humanë dhe jo robotë.

CAPTCHA (completely automated public Turing test) janë disa testime që kryhen nga kompjuteri për të ndarë robotët nga humanët. Kjo gjë arrihet të verifikohet nëpërmjet zgjedhjes së objekteve nga një grup me fotografi të ndryshme.

59351693-10938659-image-a-12_1655828975427.jpg

Mirëpo në shtator të këtij viti, kur të publikohet dhe versioni publik i iOS 16, Apple do të shtojë “automatic verification”, e cila automatikisht dhe privatisht verifikon pajisjen në përdorim dhe adresën Apple ID në sfond. Ky shërbim do të jetë i disponueshëm në iPhones dhe Macs dhe përdoret pasi të keni aktivizuar opsionin “Automatic Verification” në Password & SecuritySettings të pajisjes.

iOS-16-Bypass-CAPTCHA_copy.jpg

Sipas Apple, asnjë nga informacionet sensitive për përdoruesin nuk do të shpërndahen gjatë kohës që pajisja po krijon një kërkesë verifikimi. Sistemi është dizenjuar për të bllokuar website-t të kontrollojnë adresën IP të përdoruesve.

iOS 16 është një ndër update-t më të mëdhenj ndonjëherë të iPhone, i cili sjell ndryshime të mëdha në dizajnin e lock screen, duke sjellë aty dhe disa widgets të ndryshme për një eksperiencë më të personalizuar. Craigh Federighi tha në një deklaratë: “ iOS 16 është një publikim i rëndësishëm me përmirësime që do të ndryshojnë eksperiencën tuaj në një iPhone.”

Wednesday, 22 June 2022 09:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019