October 18, 2021

Samsung gati të na surprizojë me eventin Unpacked 2 në datën 20 tetor

Samsung gati të na surprizojë me eventin Unpacked 2 në datën 20 tetor

Samsung sapo ka nisur ftesat drejt personave të ndryshëm për një event që do të zhvillohet online ditën e mërkurë, në datën 20 tetororën 13:00. Ky event quhet “Galaxy Unpacked Part 2” dhe nga emri mund mendojmë se në vend të smartphone-ve të rinj, do të mund të shohim përmirësime të versioneve ekzistuese.

Kjo javë është e tejmbushur me evente, dhe tashmë Samsung i bashkohet kompanive të tjera si Apple, e cila do të zhvillojë eventin e saj ditën e hënë (klikoni këtu për të parë prdouktet që mund të prezantohen gjatë këtij eventi), dhe Google që do të lançojë Pixel 6 me proçesorin Tensor ditën e martë.

Ky lajm nga Samsung ishte disi surprizues, pasi është eventi i dytë Unpacked që po realizohet brenda një viti. Bashkë me imazhin e ftesës, postimi në newsroom i Samsung jepete disa indikacione në lidhje me atë që mund të pritet gjatë këtij eventi. “Përdoruesit tonë e jetojnë jetën në mënyra shumëngjyrëshe, interesante dhe unike. Prandaj, teknologjia që ato përdorin çdo ditë duhet të reflektojë individualitetin e tyre.” u shpreh Samsung.

Pra, ne mund të spekulojmë se kompania gjatë këtij eventi do të prezantojë disa ngjyra të reja për smartphone-t Galaxy ose ndoshta opsione më të gjëra për përzgjedhjen e ngjyrës.

Wednesday, 13 October 2021 09:24 Last modified on Wednesday, 13 October 2021 16:34

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo