October 18, 2021

iPhone 13 renditet më lart se iPhone 12 Pro në testimin DXOMark të kamerave

iPhone 13 renditet më lart se iPhone 12 Pro në testimin DXOMark të kamerave

Muajin e kaluar DXOMark publikoi opinionin e saj mbi sistemin e kamerave të iPhone 13 Pro, të cilat u renditën në një pozicion më të lartë se iPhone 12 Pro i vitit të kaluar. Tashmë kompania ka publikuar dhe vlerësimin e saj për kamerat e iPhone 13, të cilat gjithashtu renditen mbi 12 Pro.

DXOMark shpjegon se fotografitë në iPhone 13 vlerësohen me 138 pikë, një pikë më tepër se iPhone 12 Pro, dhe videot me 117 pikë. Për sa i përket zmadhimit, ky iPhone vlerësohet me vetëm 55 pikë.

Siç e dimë tashmë, iPhone 13 Mini ka të njejtin konfigurim kamerash si iPhone 13, pra nuk ka shumë rëndësi se cilin nga këto dy modele do të përdorni, pasi ato kanë të dy një vlerësim më të mirë të kamerave se iPhone 12 Pro.

Kompania vlerëson kualitetin e këtyre kamerave duke thënë se ato mund të shkrepin fotografi me ngjyra të sakta dhe të balancuara, shprehin mjaft mirë ngjyrat e ndryshme të lëkurës, kanë një autofocus të shpejtë, të saktë dhe mund të regjistrojnë video të mahnitshme. Mirëpo DXOMark shpreh dhe disa kritika në lidhje me aftësitë zmadhuese (pasi iPhone 13 dhe 13 Mini nuk kanë një lente telephoto) duke thënë se fotografitë humbasin shumë kualitetin kur përdoret një zmadhim mesatar ose i madh.

Aktualisht këto dy smartphone renditen në vendin e 10 në listën e DXOMArk.

Sunday, 10 October 2021 00:17 Last modified on Sunday, 10 October 2021 00:56

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo