Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë në mbyllje të këtij viti, Counterpoint, një kompani kërkimi në tregun e teknologjisë ka zbuluar se cilët janë smartphonet më të shitur në tre-mujorin e tretë (Korrik, Gusht, Shtator) të 2019 ku i pari në listë qëndron iPhone XR, i pasuar nga Galaxy A10 dhe Galaxy A50.
Counterpoint njofton gjithashtu se XR ka qëndruar gjithmonë në vend të parë gjatë këtij viti dhe kjo e bën atë smartphone-in më të shitur në 2019 duke lënë pas në renditje flagshipët e Apple dhe Samsung.
Interesante në renditje është vendosja e Galaxy A10 dhe A50 duke konfirmuar se mid-range phones janë një trend në rritje dhe gjithnjë e më shumë me interes për përdoruesit. Jo më kotë Samsung sapo lançoi serinë e re të A, ndërsa Apple ka konfirmuar se SE2 (ose iPhone 9) do të dalë në treg pas pak muajsh.
—
By: Brenton Benja