iPhone 12 nuk ka shumë që ka dalë por fansat kanë nisur spekulimet për iPhone13 apo sido që do të quhet.
Leakeri i famshëm i Apple, Jon Prosser ka ndarë me ndjekësit e tij në YouTube parashikimet për gjeneratën e ardhshme. Sipas tij prezantimi i MagSafe është mënyra e kalimit nga Lightning Cable në një lidhje pa porta duke shmangur në këtë mënyrë universalitetin e USB-C.
Megjithatë ai pranon se jo të gjithë modelet do të jenë pa port por të paktën njëri prej tyre. Qartazi një eksperiment i guximshëm. Lidhja unike e MagSafe me magnete dhe pa kabull duket si zgjidhje ideale, sa do të zbatohet mbetet për t’u parë.