Në reklamën e saj më të fundit nga fushata #BestPhonesForever, Google tallet me Apple duke pretenduar se iOS 26 po kopjon disa veçori që telefonat Pixel i kanë pasur prej vitesh. Reklama humoristike paraqet një bisedë imagjinare në një podcast midis një iPhone-i dhe një Pixel 9 Pro.
iPhone me krenari thotë se tani mbështet përkthimin e menjëhershëm të mesazheve. Pixel 9 Pro përgjigjet se kjo veçori ka qenë e pranishme që në vitin 2021 me Pixel 6. Po ashtu, kur iPhone përmend funksionet Hold Assist dhe Call Screening, Pixel-i thotë se këto veçori janë prezantuar edhe më herët në pajisjet Pixel.
Live Translate, që debutoi me Pixel 6, përkthen automatikisht mesazhet dhe telefonatat në kohë reale — njësoj si veçoria e re në iOS 26.
Hold for Me, e lançuar në vitin 2020 për Pixel 3 dhe modelet më të reja, funksionon ngjashëm me Hold Assist të iOS 26: pret në linjë gjatë një telefonate dhe njofton përdoruesin kur një përfaqësues hyn në bisedë.
Call Screening (Filtrimi i thirrjeve) u prezantua që në vitin 2018 me Pixel 3 dhe i lejon përdoruesit të shohin transkriptimin e një thirrjeje hyrëse dhe të vendosin nëse duan ta pranojnë apo jo.
Reklama e Google thekson se përditësimi më i ri i Apple po adopton risi të vjetra të Android-it, duke sugjeruar se Apple po përpiqet të arrijë hapin. Disa e shohin reklamën si argëtuese, të tjerë si qesharake apo vetëlavdëruese.
Gjithsesi, edhe Google pranon se kopjimi ndodh në të dyja drejtimet — një konkurrencë që në fund përfiton përdoruesi.