Google ka lajmëruar se Play Services do t’i japë fund mbështetjes për Android 4.4 KitKat, i cili është prezantuar para 10 vitesh, në muajin gusht.
Kur pajisjet Android ndalojnë marrjen e përditësimeve mujore të OS, ato vazhdojnë të marrin versione të reja të shërbimeve të Google Play për kohë të gjata. Ky shërbim mbështetës fuqizon një sërë aftësish që Google i vë në dispozicion zhvilluesve të aplikacioneve, ndërkohë që ka edhe një sërë veçorish të palës së parë të mundësuar prej tij, ku përfshihen verifikimi me 2 hapa të Prompt të Google dhe backup.
Platforma Android KitKat (KK) u prezantua për herë të parë rreth 10 vjet më parë dhe që atëherë, ne kemi prezantuar shumë përmirësime dhe veçori inovative për Android, të cilat nuk janë të disponueshme në KK.
Në korrik të këtij viti, Google tregoi se “numri i pajisjeve aktive në KK është nën 1%.” Prandaj kompania ka vendosur të mos mbështesë më KK në versionet e ardhshme të shërbimeve të Google Play përtej versionit 23.30.99 muajin e ardhshëm.
Shërbimet e Google Play po e heqin posaçërisht mbështetjen për nivelet 19 dhe 20 të API. Një gjë që vlen të përmendet është se niveli 20 i API ishte prezantimi fillestar i Android Wear. Herën e fundit që Google i dha fund mbështetjes së Shërbimeve të Play për një lëshim ishte në vitin 2021 me Android Jelly Bean (niveli API 16-18).
Në atë kohë, Google shpjegoi se si mbështetja shumëvjeçare kërkon “një trajtim të veçantë dhe shumë kohë të shpenzuar nga zhvilluesit.”