U bë kohë që prisnim, më në fund Galaxy Buds+ janë zyrtarizuar, jo vetëm kaq por kanë dalë në shitje në Korenë e Jugut.
Galaxy Buds janë rivali i AirPods të Apple, dhe kësaj radhe vijnë gati për të konkuruar pasi kanë përfshirë “Noise Cancelling“, dhe mjaft të tjera.
Kufjet wireless janë prodhuar nga gjigandët AKG, e cila nëse nuk e dije është në pronësi të Samsung.
AKG N400 vijnë me active noise cancellation, ku sado zhurmë apo erë të ketë jashtë ti nuk do ndjesh asgjë.
Sa i përket design-it, kanë vendosur të ruajnë të njëjtin stil me paraardhësin. Por kanë rritur sidoqoftë nivelin e mbrojtjes nga uji duke e çuar në IPX7.
Bateria nuk është aq e mirë sa e gjeneratës së mëparshme, kjo për shkak të noise cancellation.
Galaxy Buds do të rezistojnë 5 orë me NC dhe 6 pa të dhe përsëri është 30 min më shumë se AirPods.
6 orë të tjera bateri tek kasa mbrojtëse, dhe në vetëm 10 minuta karikim të ofron 1 orë bateri.
Theks i është vënë edhe rehatisë, nga pajisja deri tek lehtësirat në software, si Bixby, Ambient Aware etj.
Çmimi është edhe pika më e fortë e Buds, $184 krahasuar me $249 të AirPods.
Janë të disponueshme vetëm në atdheun e Samsung për momentin por pritet të ndryshojë në vazhdim.