Smartphone-i i rradhës midrange nga Samsung mund të jetë shumë pranë lançimit. Renderat e fundit jo zyrtare nga OnLeaks na kanë shuar disi kuriozitetin se si Galaxy S21 FE do të duket në pjesën e jashtme.
Zakonisht modeli Fan Edition i Samsung është shumë i ngjashëm me versionin e mëparshëm, por përdor disa komponentë më ndryshe për ta ofruar atë në një çmim më të përballueshëm. Ndryshimi i vetëm midis S21 FE dhe S21 është pjesa e ngritur e kameras, ku në versionin FE ajo është e integruar në kapakun e pasëm të telefonit ndërsa në S21 ajo zgjatet nga korniza metalike anësore.
Kjo tregon se ngjyra e përdorur në sistemin e kamerave do të jetë uniforme me kapakun e pasëm, e cila mund të jetë jeshile e hapur, blu, e bardhë, gri, lejla ose rozë.
Fillimisht mendohej se Galaxy S21 FE do të përdorte të njejtën kamera selfie 32MP që gjendet në serinë S21, mirëpo Hemmerstoffer nuk përmend specifikat e kamerave, vetëm sugjeron se për të arritur në çmimin rreth $700 Samsung duhet të përdorë disa pajisje më low-end.
Me shumë mundësi data e prezantimit të këtij smartphone-i do të jetë në muajin gusht të këtij viti.