Fansat e produkteve të Apple nuk do të duhet të presin shumë kohë për të siguruar smartphone-t e gjeneratës së re të kompanisë.
Në rrugë jo-zyrtare është treguar se Apple po përgatitet për të prezantuar gjeneratën e re të smartphone-ve në datën 10 shtator. Një leaker serial i Apple i njohur si Majin Bu ndau një screenshot në X, që mendohet të jetë e ftesës së përgatitur për ngjarjen speciale të Apple në shtator.
Megjithatë, komentuesit në rrjetet sociale kanë qenë skeptikë për vërtetësinë e rrjedhjes së informacionit dhe madje edhe vetë Majin Bu thotë: “Nuk kam asnjë mënyrë për të verifikuar që ky informacion është i vërtetë, por gjithçka duket shumë e besueshme duke marrë parasysh lajmet e fundit“.
Në postimin në X, Majin Bu shkroi: “Sipas asaj që më tha një burim që kërkoi të mbetej anonim, eventi i ri i Apple ku do të prezantohet iPhone 16, do të mbahet më 10 shtator 2024”. Bu ndau gjithashtu një foto të ftesës së supozuar, duke shkruar: ‘Kjo duhet të jetë kopertina e ftesës.’
“Ftesa” tregon logon e Apple në një ngjyrë bronzi me frazën “Ready. Set. Capture.” Këto shtesa duket se janë sinjale për thashethemet se iPhone 16 Pro i ri do të jetë i disponueshëm në një ngjyrë bronzi. Në muajt para daljes së telefonit, ka pasur gjithashtu sugjerime se telefonat do të kenë përmirësime të rëndësishme të kamerës dhe një “capture button” të ri.