Në një deklaratë të martën, Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike e Brazilit tha se ka gjobitur Apple me 12.275 milionë realë (2.3 milionë euro).
Agjencia braziliane e konsumatorëve Senacon tha se vendimi i Apple për të mos përfshirë karikuesit me iPhone-t të rinj diskriminon konsumatorët duke shitur një “produkt jo të plotë”.
Apple do të apelojë kundër ndalimit.
Kompania i tha Reuters në një deklaratë se do të punonte me autoritetet braziliane për të “zgjidhur shqetësimet e tyre”, por shtoi se më parë ka fituar disa vendime gjyqësore në Brazil për këtë çështje.
“Ne jemi të sigurt se klientët tanë janë të vetëdijshëm për opsionet e ndryshme për karikimin dhe lidhjen e pajisjeve të tyre,” tha Apple. Gjoba dhe ndalimi i shitjes së iPhone-ve pa karikues u njoftua një ditë përpara se Apple të shfaqte iPhone 14, 14 Pro dhe Apple Watch Ultra.