Të gjithë personat në Evropë me njohuritë e duhura ose me guximin e duhur që provojnë të riparojnë vetë iPhone-in ose Mac-un e tyre kanë tashmë të gjitha pajisjet e nevojshme.
Apple ka vendosur të zgjerojë programin e vetëriparimit të pajisjeve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë, Suedi dhe Mbretërin e Bashkuar, duke lejuar kështu të gjithë përdoruesit të blejnë pjesë origjinale për iPhone-t dhe Macs të publikuar nga viti 2020 dhe më pas.
Ky shërbim do të ofrojë një manual të detajuar me instruksione për zëvëndësimin e pjesëve të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe ekranet e thyera. Nëse ju dëshironi të përdorni të njejtat pajisje që përdoren nga teknikët e Apple, mund të blini setin e pajisjeve që kushton £54.90.
Dhe pse të gjithë përdoruesit mund të aksesojnë shërbimin DIY, performimi i një “operacioni” në smartphone-in tuaj mund të mos jetë zgjidhja e duhur, dhe mjafton ta lini përgjegjësinë në dorën e një profesionisti.
Apple ka treguar se ka më tepër se 5,000 dyqane zyrtare riparimi që kanë akses në pjesë origjinale. Deri më tani shumica e dyqaneve të riparimit në Evropë përdornin pjesë të prodhuara nga palë të treta.
Programi i riparimit të pajisjeve pritet të rrisë kohëzgjatjen mesatare prej 4.2 vitesh të një smartphone nga një përdorues, sipas të dhënave nga CCS Insight.