Ekziston mundësia që Apple të ketë ndarë aksidentalisht datën e lançimit të iPhone 12.
Shumë përdorues kanë parë këtë mëngjes një postim test në kanalin në YouTube të Apple për një live stream të planifikuar në datën 10 shtator. Ka mundësi që kjo të jetë data e zbulimit të iPhone 12, 10 shtatori është edhe data e lançimit të iPhone 11 vitin e shkuar, ndoshta kompania ka vendosur ta përsërisë.
Kjo datë këtë vit do të jetë e mërkurë, ditë jo fort e zakontë për Apple e për më tepër disponibiliteti i iPhone 12 do të shtyhet me disa javë sipas vetë Apple ndaj ka mjaft dyshime për 10 shtatorin.
Megjithatë, kompania ka mjaft aparate të tjerë si Apple Silicon MacBook, një iPad 10.8-inch ose Apple Watch Series 6. Ndoshta kompania vendos të shfaqë këto në fillim e më pas në fund të shtatorit apo fillim të tetorit të na prezantojë me iPhone 12.
@9to5mac Just popped up on my YouTube sub page, Apple Event on Sept 10th pic.twitter.com/nbsunVF0wZ
— WeiRdCroissant.HODL (@WeiRdCroissant) August 20, 2020