Ke dëgjuar për “ultra wideband”? Nëse jo, ja një përshkrim i shkurtër:
Ultra Wideband është një mënyrë komunikimi me valë të shkurtra wireless, e krijuar nga Apple për të transferuar më shpejtë materiale. Është një tip bluetooth-i i cili shërben edhe për AirDrop.
Sipas burimeve online, ky shërbim i përdorur në serinë e iPhone 11 po lokalizon pa autorizim cdo përdorues duke cënuar privatësinë.
Pas akuzave, Apple ka reaguar duke konfirmuar se “ultra wideband” aktivizon lokacionin por kjo bëhet vetëm për të gjetur smartphone më të afërt dhe lokalizimi qëndron vetëm brenda në smartphone duke mos u raportuar online. Megjithatë, ndoshta edhe sepse edhe ky lokalizim kërkon aprovimin e përdoruesit të cilin Apple nuk e paralajmëron, kompania ka thënë se me një update të ri shërbimi do të kërkojë më parë apovim nga përdoruesi i iPhone 11.
—
By: Xhonald Mamo