Ditën e djeshme Apple prezantoi një update Rapid Security Response për të gjithë përdoruesit e iPhone që kanë të instaluar versionin 16.4.1 të iOS dhe ata të macOS me version 13.3.1. Këto janë RSR e para publike që Apple ka lançuar deri më sot.
Këto update janë dizenjuar për t’i ofruar përdoruesve të iPhone dhe Max përmirësime në siguri pa patur nevojën për të instaluar plotësisht këtë update. iOS Security Response 16.4.1 mund të instalohet nëpërmjet mekanizmit standard Software Update në iPhone Settings, megjithatë është një update i shpejtë, i cili kërkon vetëm pak minuta që të shkarkohet dhe një restart që të instalohet.
Pasi ky update të jetë instaluar në pajisje, përdoruesit e iOS 16.4.1 do të shikojnë versionin e update-uar të software-it. Apple ka nisur testimin e këtyre update-ve që me lançimin e iOS 16 dhe macOS Ventura. Në të ardhmen, Apple do të ofrojë Rapid Security Response updates vetëm për përdoruesit që kanë të instaluar në pajisjen e tyre versionin më të ri të software-it.
Spotted by @dhinakg pic.twitter.com/szgGgmIxVd
— Aaron (@aaronp613) May 1, 2023
Nëse ju ende nuk ju është shfaqur ky version, duhet të prisni vetëm një ditë, pasi Apple tregon se proçesi i dërgimit drejt përdoruesve do të përfundojë brenda vetëm 48 orëve.