Apple ka dhënë tashmë konfirmimin më direkt se iPhone i ardhshëm do të ketë të përfshirë portën USB-C, megjithatë ka treguar se nuk është e kënaqur me detyrimin e vendosur nga Bashkimi Evropian.
Zëvnëdës presidenti Greg Joswiak, kur u pyet nga gazetarja Joanna Stern nëse kompania kishte vendosur për të zëvëndësuar portën Lightning në iPhone, u përgjigj: “Sigurisht, ne do të na duhet të bindemi, nuk kemi zgjidhje tjetër.”
Stern nisi diskutimin mbi ligjin e aprovuar nga BE së bashku me Joswiak dhe Craig Federighi, dhe kërkoi nga drejtuesit e lartë në Apple se kur do të mund ta shohim këtë ndryshim. Joswiak u përgjigj: “Evropainët janë ato që do të përcaktojnë kohën për klientët.”
About last night… Apple confirms on stage to me that the iPhone will move to USB-C.
“We will have to comply [with the EU’s law]… but it would have been better to not have a government be that prescriptive,” said @gregjoz.
https://t.co/IkEY5Bkeo8— Joanna Stern (@JoannaStern) October 26, 2022
Aktualisht, ligji tregon se të gjithë smartphone-t dhe tabletët duhet të përdorin USB-C duke nisur nga shtatori i vitit 2024. Joswiak refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se nëse iPhone-t që do të shiten jashtë Evropës do të përdorin USB-C.
Por ai e bëri shumë të qartë se Apple nuk është aspak e kënaqur nga ky ndryshim. Joswiak tregoi se Apple ka preferuar historikisht t’i besojë inxhinierëve të saj në vend që të detyrohet të pranojë standarde të tjera hardware-i të krijuara nga prodhues të tjerë.
Nga ana tjetër Joswiak as nuk pranoi dhe as nuk mohoi prezencën e një iPhone-i pa porta në të ardhmen, i cili nuk do të prekej nga ky ligj.