Derisa të merret vendimi i ndeshjeve pa tifozë, sportet duhet të gjejnë mënyra të tjera për të zbavitur fansat.
Dhe afërmendsh esports janë alternativa e parë dhe më e sigurtë.
Premier Liga Angleze do të rikthejë yjet në aksion nëpërmjet FIFA 20, në një kampionat i cili fillon ditën e sotme.
20 ekipe do të marrin pjesë në ePremier League Invitational, ku futbollistë e muzikantë do të përfaqesojnë ekipet e tyre.
Secila ndeshje do të transmetohet në nbcsports.com dhe në faqen e EPL, gjysëm finalja dhe finalja do të transmetohen edhe nga NBCSN në USA dhe Sky Sports në UK.
Paratë e mbledhura dhe çmimi i madh do të shkojnë për nismën #PlayersTogether , e krijuar nga lojtarët e Premier Ligës për Shërbimin Kombëtar Mjeksor Anglez.
Kalendari i ndeshjeve u zbulua sot nëpërmjet një posti në Twitter:
How Round 1️⃣ of the #ePremierLeague Invitational looks…
Full draw details ? https://t.co/NMrMnYO9xf pic.twitter.com/23wrGPNEuM
— Premier League (@premierleague) April 20, 2020
Lojtarë të ndryshëm do të përfaqësojnë ekipe të cilave edhe nuk u përkasin, por gjithçka bëhet për show sigurisht.
Në mënyrë që loja të jetë e barabartë të gjitha skuadrat do të marrin një klasifikim prej 85.
Kjo nuk është hera e parë që sportet i kthehen video lojrave, kujtojmë këtu kampionatin e NBA 2K dhe pilotët e Formula 1 të cilët garojnë kundra vipave në grand prix-e virtuale.