Microsoft do të sjellë Project xCloud në Xbox Game Pass diku nga fundi i këtij viti, duke eleminuar mundësisht nevojën për të shkarkuar një lojë në aparat për të luajtur në të ardhmen.
Project xCloud ka qenë në beta gjithë këtë kohë dhe mund të bëjë streaming nga cloudi në Android phones. Por gjërat do të ndryshojnë.
10 milion abonentë në Xbox Game Pass janë goxha ndaj përfshirja e xCloud thjesht do të sjellë më shumë njerëz drejt shërbimit stream të kompanisë.
Dhe kjo mund të sjellë vërtetë njëfarë versioni fillestar të një “Netflix-i për lojra”.
Ndërsa xCloud deri tani është e limituar vetëm me 50 tituj ndër ta Halo: The Master Chief Collection dhe Gears 5, lista mund të zgjerohet shumë më tepër me falë Game Pass. Dhe meqenëse këto tituj do të jenë streaming në cloud, memoria e brendshme e konsoles apo aparatit me Windows 10 nuk do të përdoret.
Për më tepër lojrat do të mund edhe të sinkronizohen ndaj nëse e lë lojën në një moment të caktuar në konsole, mund ta rinisësh në po të njëjtin moment më vonë në një smartphone Android nëpërmjet 4G.
Xbox Game Pass do të vijë sigurisht edhe në Series X. Kjo do të thotë se game streaming do të vijë tek konsole e re e Microsoft ndaj edhe lojrat e gjeneratës së ardhshme do të vijnë tek PC dhe aparate mobile.
Pra me një llogari të vetme do të mund të luash të njëjtën lojë nga aparate të ndryshme me një katalog goxha të madh.
Një avantazh goxha i madh ndaj PS5 e cila ka shërbimin e saj të streaming si PlayStation Now, por xCloud ka më shumë fleksibilitet dhe përzgjedhje lojrash.