Nëse jeni një fans i Fortninte, me shumë mundësi ju mezi po prisni që sezoni i 6 i lojës të publikohet. Përmbajtja e re pritet që të vijë tek përdoruesit javën që vjen dhe ne akoma nuk e dimë saktësisht se cilat do të jenë ndryshimet e reja, por mesa duket disa skins janë publikuar në rrugë jo zyrtare dhe besohet t’i përkasin sezonit të 6.
Në adresën e ArtStation, ku disa punonjës mund të postojnë punën që kanë bërë në video-lojëra, papritur u shfaqën disa skins të reja të lidhura me Fortnite. Postimi u bë nga Kevuru Games, që ka punuar në të kaluarën me Fortnite skins.
Sigurisht deri më tani këto janë vetëm dyshime pasi nuk ka anjë provë zyrtare që tregon se këto skins do të jenë në sezonin e 6, i cili do të fillojë në 16 mars.