Pak ditë para nisjes së Game Developers Conference, organizuesit e eventit kanë publikuar një raport i cili bazohet në 4000 zhvillues lojrash. Në sondazh është kërkuar të dihet më shumë rreth përshtypjeve të tyre rreth console-ve të reja dhe lojrave më të mira të momentit.
Nga 4000 zhvillues të intervistuar 50% prej tyre kanë shprehur interesin të krijojnë lojra për PC. Dueli bëhet tepër i fortë kur flasim për console pasi 38% e tyre duan të zhvillojnë lojra për PlayStation 5, 37% për Nintendo Switch dhe 25% për Xbox Series X.
GDC 2020 do të mbahet më 16 – 20 mars dhe do kulmojë me ceremoninë e 20-të të Game Developers Choice Awards.