Nga njëra anë Microsoft me Xbox Series X dhe nga tjetra Sony me PlayStation 5 kanë detyruar CEO-n e Nintendo, Shuntaro Furukawa, të bëj një njoftim të rëndësishëm para drejtuesve të korporatës.
“Këtë vit nuk do të prodhojmë asnjë console”, ka thënë Furukawa i cili ka shuar menjëherë zërat për një Switch Pro i cili mendohej të ishte tashmë në prodhim dhe gati për treg gjatë këtij viti. Në deklaratën e tij ai u shpreh gjithashtu se Nintendo ka tashmë 2 versione tepër të mira, Lite dhe Switch i ri të cilët përdorin fjalën e fundit të teknologjisë.
Krijimi i një console më të mirë do të thontë një porosi miliona dollarëshe tek Nvidia për prodhimin e një çipi të personalizuar pasi tashmë kompania nuk prodhon më çipa të përgjithshëm. Të pa interesuar për momentin, Nintendo do të vazhdojë të punojë për rritjen e numrit të shitjeve të Switch i cili deri tani numëron mbi 52mil copë të shitura.