Nintendo Switch sapo ia kaloi edhe 3DS në shitje, duke grumbulluar mbi 80 milion njësi të shitura deri në dhjetor 2020. Por në vend që të rehatohen me shifrat në xhep po i çojnë gjërat edhe një hap më tej duke ofruar konsulencë sy më sy për lojrat e reja që duhet të luash.
Mes shumë të tjerash programi Concierge, merr përsipër që për secilin klient të ri të pajisjes të ofrojë mundësinë e video-telefonatës shpjeguese për gjithçka mbi të.
Krahas sugjerimit të personalizuar të lojërave që duhet të luash, ajo mbulon edhe shumë tema të tjera prezantimi me platformën, personalizimi por më kryesorja privatësia dhe siguria.
Pra zonja dhe zotërinj: ja edhe zgjidhja për faqet e stërgjata të kushteve të përdorimit nga kompanitë digjjtale të sotme.
Sistemi do i shërbejë kujtdo që ka nevojë për këtë shërbim klienti, lojtarët për shfrytëzimin më të mirë të mundshëm por edhe për prindërit të shqetësuar për fëmijën e tyre nën 18 vjeç.
Ka vetëm një problem të vogël, shërbimi vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.