Among Us është një nga ato historitë e mistershme të internetit, ku diçka e lançuar fillimisht nuk kuptohet por kohë më vonë shpërthen në një vëmendje të çmendur. Vëmendje e cila këtë vit e shpërbleu me çmimin loja multiplayer më e mirë e vitit në The Game Awards.
Zhvilluesi Innersloth, pati ngaçmuar pak muajin e shkuar ardhjen e një harte të 4-ërt, e premierë më të mirë se gjatë natës së ndarjes së çmimeve nuk mund të gjente. Ajo quhet The Airship, dhe sjell sfida të reja për lojtarët, përfshi shkallë klasike dhe lëvizëse për të shkuar në zona të tjera të anijes.
Për më tepër kjo hartë është më e detajuar, dhe nivel më të lartë në ngjyra. Ajo u prezantua fillimisht në 2018 pa u ndjerë fare, por karantina e bëri lojën me shumë pjesëmarrës të vitit.
Ja si duket ajo: