Ka mbetur edhe pothuajse ndonjë muaj nga dalja në treg e PS5, e si gjithmonë materialet leaked sa vjen e bëhen edhe më të sakta.
Thënë kjo, kemi goxha besim se video e mëposhtme është legjitime. Në të paraqitet animacioni i ndezjes së konsoles. Burimi i videos është Rusia ose diku përreth pasi paragrafi i paralajmërimit epileptik është në alfabetin cirilik.
Suksesi global i konsoles njihet tashmë prej këtij animacioni nga gjenerata në gjeneratë, duke u kthyer në një ikonë e vërtetë e kulturës së gaming e më gjerë.
I parashikuar edhe më parë, animacioni kësaj radhe është zgjedhur të mos ruajë ngjyrat klasike blu të errëta por në vend të kësaj është zëvendësuar nga disa shkëndija që shpërthejnë e më pas zhduken në sfond duke i lënë vend logos PS në formën e një rrethi relativisht të vogël.
Në video ndër të tjera duket edhe një DualSensi i zi. Deri tani kompania nuk është shprehur për një të tillë, por është krejt e pritshme që versioni i zi i konsoles të jetë në katalog.