January 29, 2022

Fortnite do të rikthehet në iOS falë shërbimit Nvidia GeForce NOW

Fortnite do të rikthehet në iOS falë shërbimit Nvidia GeForce NOW

Epic Games ka arritur të gjejë një rrugë alternative për t’u rikthyer në pajisjet Apple, duke bashkëpunuar me Nvidia.

Nvidia GeForce NOW është një shërbim streaming gaming, i cili së shpejti do të ofrojë suport dhe për Fortnite, duke bërë të mundur që kjo lojë të luhet nga përdoruesit e iPhone dhe iPad përmes një browser-i. Nvidia në nëntor të vitit 2020 prezantoi aftësinë për t’u integruar në Safari dhe tashmë libraria e lojërave që gjenden aty mund të luhen lehtësisht nga përdoruesit.

Nvidia njoftoi ditën e djeshme mbi prezantimin e Fortnite fillimisht si një closed beta për një kohë të limituar, ku përdoruesit mund të regjistrohen këtu. Në website-n e GeForce NOW gjendet një waitlist për të gjithë personat që regjistrohen falas për të fituar një shans për të luajtur lojën në pajisjet e tyre.

Të gjithë personat e interesuar do të duhet të krijojnë një account Nvidia dhe duhet të regjistrohen në waitlist dhe në GeForce membership. Të dy këto memberships ofrojnë një shans për të fituar akses në versionin beta, mirëpo Nvidia thotë se vendet janë shumë të limitura.

Personat e përzgjedhur do të fitojnë akses në Fortnite më vonë gjatë muajti janar, dhe pas përfundimit të kohës së limituar në versionin beta, ne presim që loja të prezantohet zyrtarisht në GeForce NOW.

Friday, 14 January 2022 10:00 Last modified on Friday, 14 January 2022 10:24

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019