GTA V vazhdon ende të jetë njëra nga alterntivat kryesore të zbavitjes Online. E pavarsisht se më e vjetër në kohë se Fortnite duket se erdhi koha të marrë shënime nga titulli i Epic Games.
Gjatë kohës së karantinës Fortnite gjeti një mënyrë vërtetë kreative për të na zbehur pak mungesën e eventeve live si koncertet duke prezantuar Party Royale. Një seksion i lojës i cili solli emra si Diplo, Travis Scott, deadmau5 etj, në një eksperiencë virtuale të paparë ndonjëherë.
Rockstar Games do të sjellë versionin e vetë të kësaj koncerteve live digjitale, por kamufluar nën konceptin e një night clubi i cili do të ndodhet në katin e poshtëm të Diamond Casino. Emri i diskos; The Music Locker.
Aktet e para të siguruara deri tani janë emra të njohur si Moodymann dhe Keinemusik, secili prej tyre do të ketë avatarin e vetë. Rockstar do të mundësojë edhe privilegje VIP nëse blen një suitë në The Diamond. Detaje të tjera priten në vazhdim.