Nuk na surprizon më tashmë ama eventet kompetitive vazhdojnë të anullohen njera pas tjetrës, e radhës është Fortnite ajo që deklaron se asnjë kampionat me grumbullime fizike nuk do të mbahet në 2021 përfshi këtu edhe Fortnite World Cup.
Kjo nuk do të thotë se Epic Games nuk do të sjellë kampionate, krejt e kundërta, kompania ka bërë të ditur se viti i ardhshëm do të jetë plot me evente digjitale dhe shpërblime sa vjen e në rritje.
Eventi më i fundit u mbajt në 2019 në New York me një spektakël prej tre ditësh i cili kulminoi kur 16 vjeçari Kyle “Bugha” Giersdorf fitoi $3 milion në kompeticionin solo. $100 milion u investuan nga ana e Epic në skenën kompetitive. Lajmi që shifrat do të rriten vetëm na gëzon.
Epo e dinim që nga kjo pandemi nuk do të dilnim njësoj.