NFT kanë rritur popullaritetin e tyre shumë gjatë muajve të fundit, ku persona të ndryshëm kanë paguar shuma marramendëse për të blerë një art dixhital.
EA përdor në Fifa “card packs” për të mbledhur lojëtarë në modalitetin Ultimate Team, dhe shefi ekzekutiv Andrew Wilson u tregoi investitorëve se ai beson që përdoruesit e Fifa do të kishin shumë dëshirë që të blinin NFT nga kjo lojë.
“Ata kërkojnë përfshirjen e më tepër modaliteteve në lojë, të cilat shkojnë përtej futbollit 11-kundër-11. Lojëtarët kërkojnë më tepër eksperienca jashtë lojërave, si NFT, dhe i kërkojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur.” tha Wilson.
Mirëpo ai shtoi se kompania duhet të tregohet shumë e kujdesshme me implementimin e kësaj forme arti, pasi idetë për NFT janë ende në fazë fillestare.
Përfshirja e NFT në botën gaming shpesh herë është prezantuar si një ide e quajtur “play to earn”, të cilat bazohen në idenë se sendet unike dixhitale do të rrisin vlerën e tyre me kalimin e kohës dhe do të mund të shiten për të krijuar një përfitim.
Platforma Steam ka vendosur që të dënojë përfshirjen e lojërave të bazuar në NFT në platformën e saj, ndërkoë që rivali i saj Epic nuk ka marrë asnjë masë ende. Disa zhvillues lojërash besojnë se kjo është një ide e keqe për botën e lojërave, mirëpo disa studio të tjera, si Ubisoft, po e pëlqejnë këtë ide.