Duket se edhe këtë vit do të shpëblehemi me një ROG pasi gjenerata e tretë do të vijë këtë korrik, kështu deklaron Asus dhe Tencent në Weibo. 
Data e saktë ende nuk është bërë e ditur.

Smartphoni do të jetë i modifikuar thellësisht nga Tencent njejtë si me ROG II.
Në bashkëpunim me Republic of Gamers në Kinë, Tencent do të sjellë “bashkëpunime në thellësi” dhe do të përqëndrohet tek “përmirësimi i performancës së kontentit të lojës në hardware” për të “krijuar një eksperiencë gaming, më afër me lojtarin”.
Vitin e shkuar versioni i Tencent kushtonte rreth €455, 40% më pak se versioni më i përballueshëm prej €800.
Pritet të ndodhë diçka e ngjashme edhe me ROG Phone 3. 
Zhurmat flasin edhe për 16GB RAM, çmenduri!


 
			 
                                 
								 
     
     
     
   
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		