Ndërkohë që TikTok po përballet me sulme për mënyrën se si po kujdeset për privatësinë e përdoruesve, numri i personazheve dhe kompanive që shtojnë accountet e tyre sa vjen e rritet. Tashmë artistë si Charlie Puth, Camila Cabello, Miley Cyrus, Shawn Mendes etj janë aktivë në këtë rrjet social i cili së fundmi mirëpret edhe WWE.
Përmes një deklarate për shtyp WWE pohoi se, përveç postimeve të përditshme, ato do të mundësojne edhe mbi 30 audio të siglave hyrëse të kampionëve të këtij sporti si The Undertaker, John Cena, Becky Lynch, Steve Austin dhe të tjerë të cilat mund të përdoren nga përdoruesit për të krijuar video interesante në profilet e tyre.
Së fundmi WWE lançoi një serial live në studio të quajtur The Bump i cili për momentin transmetohet në Facebook, Twitter, YouTube dhe me shumë siguri tanimë edhe në TikTok.