Transporti hekurudhor në Evropë po kalon një periudhë transformimi, me projekte të reja që synojnë të përmirësojnë lidhjet ndërkombëtare dhe të ofrojnë mundësi më të mira për udhëtarët. Një nga projektet më të rëndësishme që ka tërhequr vëmendjen është 21st Europe, një iniciativë që ka për qëllim modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit hekurudhor në gjithë kontinentin.

Ky projekt është një hap i madh drejt krijimit të një rrjeti më të qëndrueshëm dhe efikas, duke përdorur teknologji moderne për të lehtësuar udhëtimet dhe për të reduktuar ndotjen. 21st Europe shpreson që rrjeti hekurudhor të jetë gati për përdorim duke nisur nga viti 2040, megjithatë duhet të presim zhvillimet e mëtejshme.

Një nga komponentët më të spikatur të këtij projekti është rrjeti Starline, e cila do të lidhë disa nga qytetet më të mëdha të Evropës. Linja do të ofrojë udhëtime me shpejtësi të lartë dhe do të jetë një alternativë shumë më e qëndrueshme në krahasim me transportin ajror dhe rrugor. Në kuadër të këtij projekti, Shqipëria do të përfshihet në rrjetin e ri hekurudhor, me një ndalesë në Tiranë.
Rrjeti “Starline” llogaritet të jetë 22 000 kilometra i gjatë. Sistemi i ri do të jetë rreth 30% më i shpejtë se udhëtimi rrugor dhe hekurudhor aktual. Trenat do të transportojnë pasagjerët me shpejtësi 300-400 km/h.

Ky projekt do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e mundësive të turizmit dhe biznesit në Shqipëri, duke e vendosur vendin në një pozicion më të rëndësishëm në rrjetin e transportit evropian.