Me dashje apo jo, një pakujdesi e vogël mund të të kushtojë shumë. Ish-punonjësi i Tesla, Alex Khatilov, akuzohet nga kompania se ka ngarkuar materiale të kompanisë në llogarinë e tij personale në Dropbox.
Ai ishte ndër të paktët njerëz që kishin akses në to, e pavarsisht se nuk është bërë e qartë përse i ka ngarkuar aty, Tesla nuk ka nguruar të mbrojë pronën e vetë intelektuale duke e hedhur në gjyq.
Khatilov, ka deklaruar se kishte harruar, dhe nuk e kishte vënë re se i kishte hedhur materialet në profilin e vetë personal.
Kompania e automjeteve nuk e ka për herë të parë luftën gjyqësore ndaj punonjësve të vetë. Në dhjetorin e shkuar ajo mbylli një gjyq me teknicienin Martin Tripp, i cili pranoi se kishte publikuar informacione konfidenciale të Tesla. Start-upi Zoox, për automjete autonome, u akuzua se kish shfrytëzuar informacione nga ish-punonjës të Tesla të cilët ishin punësuar së fundmi prej saj. Këtë prill ajo e pranoi dhe pagoi gjobën.