Stërvitja “Air Defender” që do të zhvillohet gjatë kësaj jave në Evropë do të jetë një ndër më të mëdhatë në historinë e forcave ajrore të NATO-s e cila ka si qëllim demonstrimin e forcës transatlantike. Duke nisur nga data 12 deri në 23 qershor, në këtë stërvitje do të jenë të pranishëm më tepër se 10,000 pjesëmarrës që do të vijnë nga 25 shtete të ndryshme.
Të pranishme do të jenë gjithashtu dhe 250 avionë të cilat do të fluturojnë në hapësirën ajrore Evropiane nën komandën e Forcave Ajrore Gjermane.
Për këtë arsye disa nga fluturimet që janë planifikuar për javën e ardhshme do të shtyhen ose do të anulohen. Kjo gjë është bërë e ditur nga Autoriteti i Aviacionit Shqiptar.
“Nga data 12 – 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë ‘Air Defender 23’ stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil ✈️(ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.”, thuhet ne njoftim.